Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Xhelozia ndaj bashkeshoreteve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe

Tinuushe


Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 39

Xhelozia ndaj bashkeshoreteve Empty
MesazhTitulli: Xhelozia ndaj bashkeshoreteve   Xhelozia ndaj bashkeshoreteve Icon_minitimeWed 8 Oct 2008 - 10:53

Jeta edhe pse dinamike, shtëpia për muslimanet nuk është një stacion ku familjarët vetëm takohen rastësisht, por është vend i rehatisë, apo një pallat i dashur për familjen. Edhe nësë shtëpia është e thjeshtë e pajisur vetëm me gjërat e nevojshme për një jetë të këndshme, kur udhëheqësja e asaj shtëpie është e këndeshme, pamja e shtëpisë merr pamje edhe më të bukur.

Sa e helmojnë jetën e tyre femrat xheloze ndaj bashkëshortit, vetëm me skema të përfytyruera, e vazhdojnë duke ndërtuar folen e dyshimeve. Pastaj ku është buzëqeshja që u zëvëndesua më pamje të zymtë e me dyshim?! Ku janë fjalët e ëmbla që u zëvendësuan më pyetje e kërcënim?! Ku është shtylla e familjes që u rrënua deri në themel!?

A harrojmë së çdo njeri është nën vëzhgimin e Allahut? Se çdo njeri ka dy përcjellës melek, se çdo njeri ka dëshmitar trupin e vet? A harrojmë së “shoqet” janë llafazane dhe janë të pakta ato që mundohen ta shuajnë zjarrin nëpër familje, e ndonjëherë edhe i fryejnë më shumë?

Motra muslimane! Po qetë të pamartuara Allahu ju shpërbleftë për durimin dhe ruajtjen e nderit, e po qetë të martuara, mos harroni së të fshehtat e familjes diskutohen në familje, përndryshe ose zgjedhje e shoqërisë së mirë, ose durim.

E gruas është ta zbukuroj shtëpinë me mund e më dashuri, me sinqeritet e thjeshtësi, të kërkoj ndihmen e Allahut që në shtëpi të mbretëroj paqa, e kjo është thelbi i lumturisë së gruas dhe i gjithë familjes.

Të mos marrim shembuj nëper seriale, seriale të cilat nuk duhet as të gjejnë hapësirë në shtëpitë tona, por të marrim shembuj nga jeta e grave të para, të lexojmë biografitë e sahabëve, e jo të bëjmë krahasimin e sahabëve me bashkëshortin tonë por personi që së pari duhet krahasuar të jemi vet ne. E më ndihmen e Allahut të fillojmë një jetë të re më pamje të re. Allahu sjelltë paqe nëpër shtëpitë e çdo muslimani. Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
Xhelozia ndaj bashkeshoreteve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: