Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe

Tinuushe


Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 39

Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij... Empty
MesazhTitulli: Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij...   Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij... Icon_minitimeMon 13 Oct 2008 - 6:13

Maturia e dobët dhe mospërvoja, ndonjëherë e bëjnë njeriun të ngutet në
vendimet e veta jetësore. Të nguturit dhe mosdija e bëjnë njeriun të rrëshqasë
shumë herë në jetë, ndonjëherë imponimet e mjedisit, besa edhe mendimet
komplekse shqetësuese nxisin dhe bëhen imponim për vendime të shpejta dhe
të pakontrolluara. Mosdurimi të bën të pavëmendshëm deri te çështja përfundimtare
si mund të pasojë ajo, a do të ketë përfundim të këndshëm apo jo.
Kjo e fundit nganjëherë nuk parashikohet nga vet personi.
Andaj, me shpejtësi mundohet t’i zgjidhë dhe t’i përfundojë punët pa hulumtuar
shumë rreth ngjarjes së caktuar, vetëm për ta arritur qëllimin e dëshiruar pa qenë në
dijeni se a është me të vërtetë ajo që e pret, që e dëshiron dhe që supozon se do të
jetë ashtu siç e ka menduar dhe ëndërruar për veten.

… Mos bëj ashtu, oj motër, pasi qëllimi im i vërtetë pas këtyre fjalëve qëndron
që ty të këshilloj. Kujdes, qëndro e qetë kur dikush vjen të interesohet për ty.
Gjendja e qetë shpirtërore dhe stabiliteti i zemrës është gjëja parësore që ti duhet
ta kesh. Merre lajmin me qetësi dhe mos u trego e hutuar dhe e habitur, e
pakontrolluar dhe e shtanguar, ruaje gjendjen stabile edhe në këtë rast.
Motër, mëso se a është ai fetar e musliman në kuptimin e plotë të fjalës, a është
prej atyre që e ndjekin fjalën e Allahut të Madhëruar dhe Sunetin e Muhamedit,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në jetën e tij, madje deri tek çështja
më e imët.
Mëso për dijen dhe punën e tij në vepër dhe lakmo në këtë gjë motër, sepse dija
është kulmi i një martese të lumtur mes jush.
Mos u kënaq vetëm me namazin dhe agjërimin e tij!
Hulumto se a i ka në shtëpinë e vet 100 libra fetarë islamë ose të paktën, a i ka
lexuar aq libra. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Nëse ju vjen për fejesë ai me moralin dhe fenë e të cilit jeni të kënaqur atëherë
martohuni me të...” (Transmeton Ibën Maxhe)

Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij, a janë të udhëzuar të gjithë apo jo
në Islam, por përqendrimin kryesor orientoje së pari kah ai. Mos pyet për
pasurinë e tij, le të jetë i pasuruar me fenë e Allahut të Madhërishëm! Dije se
pasuria vjen e shkon,ndërsa i pasuruar mbetet çdo herë ai që ndjek fjalën e Allahut
të Madhëruar dhe të Dërguarit të tij! Mëso se cili është qëllimi i tij i parë për
interesimin tënd: a është feja jote apo bukuria jote, a është dija jote apo fizionomia
jote në vend të parë. Vlerësimi final le të jetë mes jush e askujt tjetër dhe kurrë mos
prano që së pari të takohesh me të afërtat e tij, si: nëna, motra, halla, tezja, etj.,
sidomos nëse ato kanë shenja kufri dhe janë mosbesimtare.
Assesi mos e bë këtë gabim pa u takuar një herë së pari ju të dy personat kryesorë:
e para sepse femra e atillë më tepër përqendrohet tek dukja jote sesa tek pozita dhe
sjellja e një femre muslimane, fetare sepse ajo këtë ndoshta nuk mund ta vërejë dhe
kështu lindin mospajtimet që në fillim.
Natyra e femrës shpesh është e atillë që ka dëshirë ta gjen një të përsosur,ndërsa e
përsosurashumë rrallë gjendet dhe e dyta edhe nëse atyre ti u pëlqen prapëseprapë
ti duhet të takohesh me personin në fjalë.Mund që atyre t’u pëlqesh por atij jo, kështu
o motër ,mos u ekspozo dy herë me dëshirë tënde. Nëse atij i pëlqen dhe nëse ju të
dy pajtoheni që të jeni në lidhje martesore së bashku atëherë le të jetë dëshira e juaj
së pari dhe pëlqimi juaj para qejfit të anëtarëve tuaj familjarë. Nëse ata nuk janë
kundërshtarë të fortë dhe të pakënaqur por ai ose ti mbetni të pakënaqur, mos u
dëshpëro motër, sepse fati yt nuk ishte ai dhe caktimi i Allahut është i
pandryshueshëm për ju.

Mos gabo t’i japësh rastin të parit që interesohet për ty për të të udhëhequr me
fjalët e tij dhe kurrë mos prano të takohesh me të pa i ditur kushtet e
lartpërmendura, se a është një person i tillë apo jo!
Mos thuaj dhe mos të kalojë në mendje se është i interesuar për mua një musliman
që falë namazin dhe agjëron Ramazanin! Kujdes, mos u lidh me një person të tillë
menjëherë, sepse mund të zhgënjehesh!

Dija vlerën vetes dhe mos u bë mall i lirë motër, që shitet me çmim të ulët.
Përkujto periudhën e para-fejesës të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të, me Hatixhen, Allahu qoftë i kënaqur me të. Çka vërejtën
në njëri-tjetrin ata të dy? Cila ishte arsyeja që ata të dy u bashkuan në lidhje
martesore? A i pengoi të Dërguarit të Allahut se Hatixhja ishte më e vjetër se ai
dhe se ishte edhe e vejë? Ndërsa asaj, a i pengoi që ai ishte i varfër, jetim dhe
shërbëtor i saj? Ke parasysh këtë motër, nderoje veten, ktheja respektin vetes
tënde dhe mos lejo që të zhvlerësojnë të tjerët! Ke parasysh hadithin e
Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:
”Femra martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për atë se i takon
familjes së ndershme, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj dhe ka thënë
zgjidhe atë që ka fe.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi ).

Dhe, ti o motër, pranoje atë që ty të kërkon për fenë tënde së pari dhe qëllimi
për interesimin tënd është feja në rend të parë.

Në fund, lutja jote e fundit dhe e shpeshtë le të jetë:”O Allah, më bashko me një
musliman me të cilin Ti je i kënaqur, më bë mua të lumtur me të dhe ma mundëso
që të kem dobi prej tij, si për fenë ashtu edhe për jetën time,më bashko me një
mysliman, i cili do të jetë i lumtur me mua dhe do të më pranojë ashtusiç jam,
më bën të dobishme për fenë dhe jetën e tij dhe krijo dashuri të madhe në mes
nesh! Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
Kujdes, merr informata edhe për familjen e tij...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Më dëgjoni edhe pse jam i vogël
» Program per ti kthyer te fshirat edhe pas formatizimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: