Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Si e pranoi Kinezi Islamin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe

Tinuushe


Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 39

Si e pranoi Kinezi Islamin Empty
MesazhTitulli: Si e pranoi Kinezi Islamin   Si e pranoi Kinezi Islamin Icon_minitimeThu 9 Oct 2008 - 15:48

Si e pranoi Kinezi Islamin
krenaria

Një dijetar Musliman kishte shkuar për një vizite në Kinë që të ju ligjëroj komunitetit Musliman atje. Një ditë ishte caktuar të ligjëroj në njërin nga qytetet kineze dhe së bashku me shoqëruesit e tij donin të merrnin një Taksi

Para se të hipnin në taksi, Shejhu pyeti sa do marrë kohë për të arritur në sallën e qytetit. Taksisti përmes përkthyesit , ju përgjigj “Dy orë”.

Shejhu menjëherë u kthye nga shoqëruesit e tij dhe tha: "Mirë, ne nuk mund të rrimë ulur në veturën e tij për dy orë e mos t'i flasim për Fenë tonë. Nëse do bënim këtë kjo nuk do të na ndryshonte nga asnjë kaffir apo jomusliman që do përdornin këtë Taksi veturë. Ne jemi njerëz të cilët Allahu na ka zgjedhur ta shpërndajmë mesazhin e tij dhe na ka nderuar si mysliman. Është detyre e jona t’ ia prezantojmë islamin ."

Megjithatë , Vozitësi ishte një Kinez autokton dhe nuk kishte gjuhë te përbashkët me Shejhun. Ata u desh të komunikonin përmes përkthyesit

Shejhu ju drejtua përkthyesit : " Pyete këtë person se nëse beson në ndonjë fe?"

Vozitësi: Jo, nuk besoj në fe. Unë vetëm zgjohem në mëngjes, shkoj në punë dhe fitoj para. Ne fund te ditës i mbledh të hollat që i kam fituar dhe me ato para blej ushqim dhe pije për familjën time. Përse më duhet mua feja?

Shejhu ( përmes përkthyesit) : " Pyete këtë njeri se a ka dëgjuar ndonjëherë për Islamin."

Vozitësi: "Jo shumë. Kam parë njëherë një videokasetë në të cilën i tregonin Muslimanet si njerëz violent. nuk di më shumë."

Shejhu ( përmes përkthyesit) : "Pyete për kompjutorët. Cfare mendon për kompjutorin?"

Vozitësi: " Mendoj se kompjutori është një zbulim i mrekullueshëm. Është shumë i dobishëm dhe shumë i ndërlikuar."

Shejhu: " A mendon ky se kompjuteri vetvetiu është shpikur apo mendon se qenia njerëzore e shpiku?

Vozitësi:" Njeriu e shpiku natyrisht. Nuk është e mundur të shpikej vetvetiu."

Shejhu: Cili është më i komplikuar kompjutori apo qenia njerëzore ?

Vozitësi . Njeriu është më i komplikuar natyrisht."

Shejhu: " U be, nëse kompjutori është shpikur nga njeriu, atëherë kjo të jep të mendosh se Njeriu ( si krijesë e ndërlikuar) duhet të ketë Krijues.

Vozitësi: "Kuptoj"

Shejhu: " Në Islam, ne besojmë se Allahu është krijues i njerëzimit dhe krijesave tjera. Shumë mirë, shkojme më tutje, Supozojmë se kurrë s'keni parë më herët kompjutor dhe as që keni dëgjuar për të. Nëse unë ua sjell juve një kompjutor çfarë do bënit me të? A do të ishit në gjendje ta përdorni me tërë potencialin e tij?"

Vozitësi: "Jo nuk do kisha mundësi."

Shejhu: Tani, nëse unë ua jap një udhëzues të kompjuterit, a do te ishit në gjendje ta përdorni me rregull? Saktë?

Vozitësi:" Saktë"

Shejhu: " Në Islam, ne e shfletojmë Kur'anin si një udhëzues i përdorur nga Njeriu për të drejtuar jetën e tij. Pa këtë udhëzues ai do e shkatërroj vetveten!

Tani, nëse ky sajues i Kompjutorit e ka bashkuar makinerinë e saj dhe ka shtypur udhëzuesin, çfarë do të ishte hapi i tij i ardhshëm? Ai do duhej të ushtroj disa inxhinierë dhe ca të tjerë se si ta përhapin mesazhin e këtij mekanizmi.

Këta njerëz pastaj do i trajnonin të tjerët derisa të gjithë do të dinin të përdorin këtë mekanizëm. Në shembullin e Allahut dhe Kur'anit, të dërguarit e Allahut luanin rolin e inxhiniereve. Ata e mësuan mesazhin dhe i mësuan të tjerët që ta përhapin mesazhin. Pejgamberi Muhammed s.a.w.s ishte i dërguari i fundit dhe ai ishte urdhëruar të dërgoj mesazhin gjithë njerëzimit ."


Gjatë kësaj kohe udhëtimit gati se i erdhi fundi dhe vetëm sa nuk ishin arritur në sallën e ligjërimit. Por Shejhu vërejti lotët teksa rridhnin nga sytë e Vozitësit. Fjalët e Shejhut kishin dhënë një efekt domethënës në këtë person.


Vozitësi:" Këto mendime janë shume interesante për mua. A do kishit pasur mundësi të kalonit edhe 15 minuta me mua dhe të më të më tregoni për këtë Fe?"

Shejhu pranoi të kalonte edhe disa pak minuta me këtë person.

Ky njeri bëri pyetje të shumta dhe dukej i sinqertë dhe i etur të mësonte për Islamin. Në fund të këtyre minutave , Vozitësi tha: " Dua te hyj në fenë e juaj. Si duhet ta bëj këtë?"

Atij i ishte thënë se krejt çka duhet të dëshmoj sinqerisht është : " La ilahe il-lallah, Muhammed resulullah. (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij) "

Allahu ekber!! Duket e thjeshte, apo jo? Një udhëtim me taksi në rrugët e ngarkuara të qytetit Kinez solli dritën e Islamit në zemrën e një Kinezi. Njeriu i cili e filloi ditën si një pabesimtar pa dyshuar se do e mbaroj ditën si një Musliman. Ka shumë njerëz atje te cilët janë të etur për porosinë e Islamit. Për ti shtuar edhe ata si vëllezër dhe motra në Islam do te ishte e thjeshte si kjo ngjarje e vërtet.
Përktheu Naim Berisha
__________________
U pyet Shabiu për një çështje dhe tha: “Nuk e zotëroj.” Shokët e tij i thanë: “Të turpëruam.” Ai tha: “Melekët nuk u turpëruan kur thanë: ‘ ... Ne nuk dimë asgjë më tepër nga ç’na ke mësuar Ti’ …" Bekare, 32.
Ka thënë Ibn Mes'udi – kënaqësia e Allahut qoftë me të!–: "O njerëz! Kush pyetet për dije dhe e di atë le ta thotë. Kush pyetet dhe nuk ka dije le të thotë Allahu është i dijshëm, sepse për atë që nuk e di, është prej dijes të thuash: Allahu është i dijshëm".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
Si e pranoi Kinezi Islamin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rrëfime të vërteta...pse e pranova islamin
» fatmir latifi me djaloshin qe e pranon islamin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: