Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Çاfarë vendosa të bëj para 18 viteve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tinuushe

Tinuushe


Posts : 32
Voto : 3
Join date : 07/10/2008
Age : 39

Çاfarë vendosa të bëj para 18 viteve Empty
MesazhTitulli: Çاfarë vendosa të bëj para 18 viteve   Çاfarë vendosa të bëj para 18 viteve Icon_minitimeWed 8 Oct 2008 - 10:58

Lavdërimi i takon vetëm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Tij...

Para tetëmbëdhjetë viteve, derisa jetoja në Aman të Jordanisë, me një rast më erdhi një vëlla në Islam dhe më tregoi se e kishte falur namazin e teravisë në xhaminë në të cilin ishte imam hoxha Abdullah Azami, Allahu e mëshiroftë. Ai tregoi sa pas hoxhës faleshin një xhemat mjaft i madh i muslimanëve dhe nga gjërat që përmendi ishte edhe se atë natë kishte ndodhur një gjë e mirë gjatë faljes, por në të njëjtën kohë edhe jo e pëlqyeshme.

E mirë ishte për imamin, kurse jo e pëlqyeshme për të gjithë ne të tjerët, përveç fëmijëve të imamit.

Ndodhia ishte se kur hoxha Abdullah Azami, gjatë leximit të Kur'anit ne teravi gabonte, fëmijët e tij të vegjël e korrigjonin, kurse ne të tjerët që ishim të pranishëm s’mund ta korrigjonim, pasi nuk i dinim përmendësh pjesët e Kuranit që lexonte ai. Prandaj, kjo ishte gjë e mirë për hoxhën dhe jo e pëlqyeshme për ne!

-U magjepsa me këtë ndodhi të jashtëzakonshme që tregon shembullin e mirë në edukim të fëmijëve; mësimin e Kuranit përmendësh dhe më pas thellimi i tyre në kuptimin e tij dhe me lejen e Allahut edhe puna me të.

U aspirova aq shumë, sa shpresova të isha unë imami dhe fëmijët e mi të vegjël të më korrigjonin kur të gaboja edhe pse unë në atë kohë ende nuk isha i martuar.

E tërë kjo magjepsje dhe zili ishte duke u nisur nga fjala e Allahut: “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.” (Mutafifin, 26) dhe nga thënia e të Dërguarit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Nuk ka zili përveç ndaj personit që Allahu ia dha librin (e mësoi Kuranin) dhe me të falet gjatë tërë natës. Dhe njeriut që Allahu i dha pasuri e ai jep prej saj çdo kohë, ditën dhe natën.” (Buhariu dhe Muslimi).

Në ato kohëra, kur bisedoja me disa shokë, u flisja për këtë ambicie dhe u thosha se medresetë e sotme nuk arrijnë t`i edukojnë dhe t’i mësojnë fëmijët ashtu si kërkohet në Islam.

Sa për vete, vendosa që t’i hyja mundit, me aq sa do të kisha mundësi, që, nëse do të bëhesha me fëmijë, do t’ua mësoja atyre librin e Allahut (Kuranin) përmendësh dhe se kjo do të ishte përpjekja ime më e madhe në jetë.

-Pas një kohe u martova dhe Allahu më dhuroi fëmijë.

Menjëherë fillova me ta në realizimin e qëllimit që kisha vendosur që në kohën e rinisë sime; atëherë, kur pata dëgjuar për ngjarjen me hoxhën Abdullah Azam dhe fëmijët e tij.

Me fëmijët e mi, në edukimin dhe mësimin e tyre, vijova rrugën e të parëve tanë. Ishte vështirë pasi ishin të vegjël dhe nuk kisha ndihmës në këtë, pastaj, edhe rruga prej shtëpisë sonë deri te hoxha që i mësonte ishte e largët.

Prandaj, ishte e nevojshme që ata të banojnë në shtëpinë e hoxhës që i mësonte, ai jetonte larg nesh pesëdhjetë kilometra. Fëmijët mungonin gjatë javës pesë ditë, askush nuk e di çfarë ndieja në zemër kur i përcillja tek autobusi dhe i hipja në të duke i përshëndetur dhe lënë në ruajtje të Allahut.

Fëmijët e mi, që në vegjëli, u mësuan të udhëtojnë në vende të largëta, të vetmuar. U mësuan të rrinë me burra dhe rini, derisa arritën të njihen me njerëz më shumë se unë!

Gjatë kësaj kohe, ata kanë përjetuar ngjarje të këndshme me njerëz, që ndoshta ndonjëherë do të arrij t`i përcjell disa nga to. Mësuesi i tyre gjithashtu ishte një hoxhë që dinte Kura’nin përmendësh dhe ishte nga kërkuesit e dijes.

Pas tre viteve, fëmija i parë, Tariku dhe i dyti Davudi, u bënë nga hafizat e Kur’anit, kjo ishte dhunti nga Allahu i Lartësuar. Fëmija i dytë, Davudi, edhe pse kishte filluar të mësonte më vonë se Tariku për një kohë të gjatë dhe se ai është më i vogël një vit e tre muaj, ata të dy e përfunduan hifzin së bashku.

Kur përfunduan hifzin, fëmija i parë Tariku kishte mbushur tetë vite e gjysmë, kurse Davudi ishte afërsisht shtatë vite. Mësuesi i tij, atëherë më pat thënë se Davudi mund të jetë hafizi më i vogël në vend.

Pas kësaj filluan të mësojnë përmbledhjen e haditheve “Umdetul Ahkam” dhe e përfunduan, pastaj librin “Bejkunije”, “Tahavije” dhe “Axhirumije”. Kurse tani janë duke mësuar “Rijadu Salihin” dhe kanë arritur në mësimin e 250 haditheve përmendësh, me falënderimin e Allahut..!

Dje, derisa ua falja njerëzve namazin e teravive, gabova gjatë leximit në dy vende. Ata që më korrigjonin ishin fëmijët e mi!!!

Kjo ma ktheu kujtimin e ndodhisë para 18 viteve, prandaj e falënderova Allahun që më dha sukses në këtë, e lus Atë të më shtojë nga begatit e Tij.

Në fund them se, ai që është me Allahun nuk merakoset, ai që është i sinqertë me Allahun edhe Allahu do t'i ndihmojë atij, rruga e largët 1000 mile fillohet me një hap, prandaj kërko ndihmën e Allahut dhe mos u bë i pafuqishëm!


Autori: Shejh Ihsan Utejbi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.4umer.net/memberlist.forum
 
Çاfarë vendosa të bëj para 18 viteve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Regjistrohu Ketu Fito Para Online

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Temat :: Islam-
Kërce tek: